Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
OBSH: Situata në Gaza është shqetësuese, “uria masive” po përhapet me shpejtësi
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. Kriza humanitare ke prekur qindra mijëra njerëz, dhe më të rrezikuar janë edhe fëmijët. Përfaqësuesi i OBSH në Bregun Perëndimor dhe Gaza Dr. Rik Peeperkorn nënvizoi se kequshqyerja “është në rritje të ndjeshme” në Gaza. Sipas raportimeve vetëm gjatë vitit 2025 janë gati 30,000 fëmijë që janë të kequshqyer dhe mungesa e furnizimeve me bazën e ushqimeve po i prek të gjithë. Në 48 orë 33 persona kanë humbur jetën nga kequshqyerja, sipas ministrisë së drejtuar nga Hamasi.