Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“O nanë, ata na kishin piketuar”/ Zbardhet përgjimi për zyrtaren e KPP që i vodhën 200 mijë euro
“Ça ka lidhje puna ime, o nanë? Ajo puna ime që për me ashtu, po ata na kishin piketuar… do vinin e do të vrisnin…”, Kjo është një pjesë e përgjimit të zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik, Lindita Skeja, gjatë bisedës me nënën e saj, e publikuar nga mediat. Në banesën e vëllait të saj, Gëzim Skeja në fshatin Dorëz të Librazhdit në vitin 2020 janë grabitur rreth 200 mijë euro dhe kjo ngjarje e bujshme u zbulua nga SPAK gjatë përgjimeve për dosjen e kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri, i cili është marrë i pandehur për veprën penale...