Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nxori pistoletën në mes të rrugës dhe kërcënoi një person, në pranga 27-vjeçari dhe i vëllai
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Tiranës, pas një konflikti mes dy personave në zonën e njohur si “Kthesa e Kamzës”. Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi ka kanosur me armë zjarri një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta. Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin Nr. 7, ndërhynë me shpejtësi pas marrjes së informacionit për incidentin. Në pranga ranë: L. M., 27 vjeç, i akuzuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, pasi gjatë një konflikti me 32-vjeçarin A. R., dyshohet se e ka kërcënuar këtë të fundit me armë zjarri; R. M., 25 vjeç, vëllai i...