Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nxirren 204 trupa nga vendi i aksidentit tragjik në Indi, kompania ajrore pranon kompensimin e familjeve të viktimave me nga 86 mijë paundë
👁14991
Grupi Tata, i cili zotëron kompaninë Air India, ka njoftuar se do t’u japë 1 crore rupish – që është ekuivalenti i rreth 86,000 paundëve – familjeve të secilës viktimë që humbi jetën në aksident. Po ashtu, do të mbulojë shpenzimet mjekësore për të plagosurit dhe do të ofrojë mbështetje për rindërtimin e konviktit mjekësor që u godit. “Nuk ka fjalë që mund të shprehin dhimbjen që ndjejmë në këtë moment,” thuhet në një deklaratë të publikuar në X. Ndërkohë shefi i policisë në Ahmedabad, GS Malik, thotë se 41 persona janë plagosur dhe po trajtohen. Ai i ka thënë...