Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Numërohet kutia e parë në Vorë me votim elektronik, kryeson PS me 70%
👁4152
Foto Ilustruese TIRANË- Është numëruar kutia e parë në Vorë me votim elektronik. Nga rezultatet e bëra publike, rezulton se Partia Socialiste ka marrë 124 vota, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, 42 vota. Me këto rezultate, në kutinë e parë PS prin me 70% të votave. Numërimi Përsa u përket kandidatëve, nga ana e socialistëve kryeson Blendi Gonxhja, ndërsa nga selia, mjeku Ilir Alimehmeti. Matërialet zgjedhore po shpërndahen në të gjithë Shqipërinë dhe pritet që të nisë numërimi në të gjitha qendrat.