Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Numërohen mbi 2 mijë kuti/ PS drejt mandatit të katërt, socialistët 100 mijë vota para PD! Si renditen partitë e tjera
👁6404
Janë numëruar 2135 kuti nga 5225 në total. Teksa kanë mbetur ende 3090 kuti për t’u hapur, PS vijion të kryesojë bindshëm. Sipas KQZ, PS është 101.020 vota para PD, e cila renditet forcë e dytë. Sipas KQZ, PS ka marrë 291608 vota, PD 190588 vota. Në vend të tretë renditet Partia Social Demokrate me 21949, ndërsa pas saj vjen Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 18428. Në vend të pestë qëndron Lëvizja Bahskë me 7258 vota, ndërsa në vend të gjashtë Partia Koalicioni Euroatlantik me 6329 vota.