Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës! Përmbyset rezultati, Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës! Përmbyset rezultati, Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit

Pas numërimit të 80% të votës së diasporës për Qarkun Kukës, demokrati Isuf Çelaj ka rimarrë përkohësisht mandatin e deputetit falë votave të diasporës. Bëhet fjalë për një diferencë prej 64 votash në total ndaj Shkelqim Shehut sipas KQZ kur janë reflektuar edhe rezultatet e 2852  nga 2917 zarfa total. Qarku i Kukësit u fitua nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore.ASHM ka nxjerrë nga ky qark deri tani 2 deputetë, ndërsa PS 1 deputet. Deputetët e PD-së që do të jenë në parlament në këtë legjislaturë janë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela.  
Burimi: Syri.net