Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri tani 424 kuti votimi nga 449 që janë gjithsej. Njësoj si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark, duke kryesuar. PS ka siguruar 49906 vota, ndërsa PD ka marrë 22910 vota. E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 8 mandate të sigurta, ndërsa demokratët katër mandate. Por në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv