Numërohen 378/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Numërohen 378/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri tani 378 kuti votimi nga 449 që janë gjithsej. Njësoj si katër vjet më parë, Partia Socialiste ka një diferencë të thellë në qark, duke kryesuar. PS ka siguruar 44036 vota, ndërsa PD ka marrë 20561 vota. E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 8 mandate të sigurta, ndërsa demokratët katër mandate. Por në lojë për një mandat është edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, të cilit i duhen rreth 400 vota për të marrë një mandat dhe atë ia merr Partisë Socialiste. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv