Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Numërohen 31.07% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate. PSD forcë e tretë politike
👁3586
Deri në orën 9:00 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 1624 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh. Kështu socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 51 mandate. Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë...