Numërohen 1589 kuti votimi! PS kryeson bindshëm, mbi 75 mijë vota diferencë ndaj PD

Numërohen 1589 kuti votimi! PS kryeson bindshëm, mbi 75 mijë vota diferencë ndaj PD

Edi Rama dhe Sali Berisha TIRANË-Janë numëruar 1589 kuti votimi nga 5225 në total. Dy partitë kryesore ajo Socialiste dhe Demokrate, ndajnë një diferencë të thellë. PS kryeson me 214,969 vota ose 52.8%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 139,532 vota për momentin, ose 34.3%. Diferenca mes dy partive është mbi 75 mijë vota, ku bindshëm kryeson ajo socialiste.  Forcë e tretë e ndjek Partia Social Demokrate me 15,047 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 14,076 vota./ZËRI
Burimi: Zeri.ai