Numërimi i votave të diasporës drejt përfundimit/ KQZ: Vijon vetëm në Elbasan

Numërimi i votave të diasporës drejt përfundimit/ KQZ: Vijon vetëm në Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se Elbasani është qarku i vetëm që vijon numërimin e votave të diasporës për kandidatët në listat e hapura. Përmes një njoftimi në rrjete sociale, KQZ njoftoi ditën e sotme se në 11 qarqet e tjera ky proces ka përfunduar. Njoftimi i KQZ: VOTIMI NGA JASHTË! Ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në qarqet:1. Kukës2. Shkodër3. Dibër4. Durrës5. Fier6. Tiranë7. Berat8. Lezhë9. Vlorë10. Gjirokastër11. Korçë Vijon numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes për qarkun Elbasan.
Burimi: Opinion.al