Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Numër viktimash në rritje, ndërkohë që konflikti Iran-Izrael përshkallëzohet
👁11730
Numri i të vdekurve në konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme vazhdon të rritet, ndërsa Teherani nisi një valë të re sulmesh vdekjeprurëse ndaj Izraelit gjatë natës dhe Izraeli shënjestroi industrinë energjetike të Iranit. ”Të paktën tetë persona u vranë dhe rreth 200 u plagosën në Izrael pas sulmeve gjatë natës”, raportuan sot mediet lokale duke cituar punonjësit e shpëtimit. Sipas shërbimit të shpëtimit ”Magen David Adom”, dy fëmijë dhe të paktën dy persona të tjerë u vranë në qytetin izraelit Bat Yam kur një raketë goditi një ndërtesë banimi sot herët në mëngjes. Kishte gjithashtu raportime për ndërtesa...