“Nuk po i ofroj asgjë Iranit”, Trump: S’kam komunikuar me Teheranin qëkur i shkatërruam programin bërthamor

“Nuk po i ofroj asgjë Iranit”, Trump: S’kam komunikuar me Teheranin qëkur i shkatërruam programin bërthamor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se nuk po zhvillon diskutime me udhëheqësit iranianë dhe nuk do t’u ofrojë atyre asgjë. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se ai “nuk po i ofron Iranit asgjë… dhe as nuk po flas me ta qëkur ia shkatërruam plotësisht centralet e tyre bërthamore”. Duket se Trumpi po i përgjigjej komenteve të senatorit demokrat, Chris Coons, i cili kishte vënë në dyshim deklaratat e mëparshme të Presidentit, ku ky i fundit kishte thënë se Kina mund të rifillonte blerjen e naftës nga Irani pas armëpushimit të ndërmjetësuar...
Burimi: Vizionplus.tv