Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nuk ndalet aksioni në Theth, IKMT vazhdon “rrafshimin” deri në godinën e fundit
Theth SHKODËR- IKMT ka zbarkuar përgjatë natës në Theth, aty ku për më shumë se një javë vijon aksioni i shembjes së objekteve pa leje në të gjithë zonën turistike. Rreth 100 objekte janë shembur deri më tani, ndërsa aksioni pritet të vijojë edhe përgjatë ditëve në vijim deri në 'rrafshimin' e godinës së fundit. Aksioni i shembjes në zonën turistike të Thethit është shoqëruar me tensione të vazhdueshme, madje duke agravuar edhe në përdorimin dhe hedhjen e molotovëve, paralajmërime dhe kërcënime. Situata e përshkallëzuar ka nxitur nevojën për shtimin e forcave të policisë, të cilët po qëndrojnë në gatishmëri për të...