“Nuk na duhet vetoja për t’u ulur në tryezë”- Rama nga forumi për Evropën në Itali: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE!
Kryeministri Edi Rama insistoi sot nga Forumi në Cernobbio të Italisë për Inteligjencën, për një model të ri të zgjerimit të Bashkimit Europian, përmes integrimit gradual të vendeve kandidate, pa pritur anëtarësimin e plotë. Nga Forumi në Itali, Rama tha se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund të bëhen pjesë e tregut të përbashkët, universiteteve dhe programeve europiane, edhe pa marrë menjëherë të drejtën e vetos. “Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda dhe për ta nisur nga pjesa reale: tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër”, tha Rama. Rama tha se nuk beson se vendet e BE-së do të...
Burimi:
javanews.al