Nuk lejohen tifozët, debutim i pazakontë për trajnerin e Partizanit – Balkanweb.com – News24
Mislav Karoglan do të debutojë si trajner i Partizanit, pikërisht ndaj Vorës. Në sfidën e së dielës nuk lejohen tifozët, ndaj për të është edhe një debutim i pazakontë. Vora u pezullua me dy ndeshje pa tifozë në shtëpi pas Skënderbeut. Dhe e para është përballë Partizanit. Karoglan është besuar për të nxjerrë Partizanin nga kriza. Njësoj si në fillimin e sezonit të kaluar, pas gjashtë javësh janë vetëm 4 pikë të grumbulluara. Të kuqtë mbajnë vendin e parafundit në renditje. Karoglan pason trajnerin Florin Bratu. Gjatë kësaj kohe me ekipin ka punuar edhe Alfred Deliallisi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
Burimi:
gijotina.com