“Europianin e duam të gjithë”, Marani kënaqet me punën e bërë te Shqipëria: E kemi kuptuar se sa jemi rritur
Shqipëria ka luajtur sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë përballur me Bjellorusinë në transfertë në një sfidë që do të përcaktonte edhe vendin e parë në grup. Ekipi ynë kombëtar ka fituar me shifrat 0-2 falë golave të Manajt dhe Hysajt. Kjo fitore ka bërë që kuqezinjtë ta përfundojnë kompeticionin në krye të grupit. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”. Maran: “Kjo fitore ka sjellë me vete shumë fitore të tjera të vogla. Komolimenta për lojtarët. Kanë që 3 lojtarë që kanë debutuar. Por kemi përmirësuar edhe disa statistika të tjera, rekord pikësh dhe kemi shënuar shumë dhe kemi pësuar pak gola. Në fillim të një rrugëtimi nuk e ke të mundur ta...
Burimi:
sportekspres.com