“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

Studentët vijojnë të këmbëngulin se nuk do të pranojnë dialog me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësuesit e qeverisë, duke argumentuar se kanë humbur besimin te pushteti aktual. Një studente u shpreh nga protesta se që prej 31 majit të rinjtë kanë dalë në shesh për të kundërshtuar problematikat me të cilat përballen, ndërsa më 13 tetor lëvizjes iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë, për shkak të të njëjtave shqetësime. Ajo theksoi se vështirësitë ekonomike në Tiranë dhe mungesa e perspektivës po i detyrojnë të rinjtë të mendojnë largimin nga vendi, ndonëse dëshira e tyre është të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. E reja akuzoi gjithashtu politikën dhe qeverisjen e Edi Ramës se e kanë larguar vendin nga standardet europiane, duke theksuar se asnjë standard jetese...