Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Protesta kundër qeverisë vijon për të 169-ën ditë radhazi, ndërsa qytetarë dhe protestues kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. Në një prononcim për News24, një prej protestueseve deklaroi se vendi po përballet me një shtet që, sipas saj, nuk mban përgjegjësi ndaj qytetarëve, por bashkëpunon me mafian dhe krimin. Ajo u shpreh se protestat e gjata dhe masive janë tregues i dështimit të qeverisë, ndërsa theksoi se kërkesa e tyre nuk lidhet vetëm me largimin e kryeministrit, por edhe me ndryshimin e sistemit, zgjedhje të lira dhe largimin e qeverisë aktuale. Duke iu referuar simbolikës së protestës, qytetarja tha se flamingoja ishte simboli i kauzës së tyre, ndërsa Narta ishte pika që, sipas saj, derdhi kupën. Protestuesja akuzoi gjithashtu Ramën...
Burimi:
gijotina.com