Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Nuk kam fjetur gjithë natën’/ Prindi shpërthen pas deklaratës së Ramës: Na ofendoi si prindër, si familje, si njerëz
👁9333
Çlirim Zajmi, prind i një fëmije të spektrit autik, ka reaguar në “Kafe Shqeto” mjaft i indinjuar dhe thellësisht i prekur mbi deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë u shpreh se “kush voton kundër meje është autik”. Në një rrëfim emocional dhe të drejtpërdrejtë, Zajmi ndau dhimbjen dhe zhgënjimin e tij, duke e konsideruar këtë deklaratë jo vetëm fyese për fëmijët me autizëm, por edhe thellësisht denigruese për çdo prind dhe familje që përballet çdo ditë me sfidat e rritjes dhe përkujdesjes ndaj tyre. Ai theksoi se fjalët e një udhëheqësi kanë peshë dhe ndikim...