Nuk ka vend në listë për Edon Zhegrovën, Juventusi lë sulmuesin shqiptar pa Europë
Juventusi ka publikuar sot listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjet që do të zhvillohë në Europa League. Ajo që vihet re është mungesa e emrit të Edon Zhegrovës në kët? listës. Suomuesi shqiptar nuk do të ketë mundësinë të luajë në Europë këtë sezon. Spalletti ka bërë zgjedhjet e tij, duke vendosur ta lërë jashtë Edon Zhegrovën. Ndërkohë pjesë e listës B ishte një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Arman Durmishin. Lojtari 18-vjeçar duket se i ka bërë përshtypje Spalletti-t, i cili tashmë po i jep mundësinë të shfaqë potencialin e tij./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com