“Nuk ka për ta pranuar transferimin tek Inter, ëndrra e tij është të veshë fanellën e Milanit”
Në një intervistë të fundit për Gazzetta dello Sport, para përballjes së sotme në “San Siro”, babai i Nicolo Tresoldi-t, ka hedhur dritë mbi të ardhmen e të birit. Italiani që ka vendosur të përfaqësojë Gjermaninë, aktualisht është pjesë e Club Brugge. Largimi i tij nga belgët, është vetëm çështje kohe, duke ditur interesin e shumtë të klubeve të tjera të mëdha. Babai i tij, Emanuele, ka regjistruar 18 paraqitje në Serie A si mbrojtës i majtë me Atalantën (ndër të tjera), para se familja të zhvendosej në Hanover. Në intervistën e dhënë së fundmi, babai i Tresoldi-t la të kuptohej se i biri është një fans i madh i Milanit. “Ai u dashurua me Kaka, Inzaghi-n dhe Pato dhe ishte e pamundur ta bindje...
Burimi:
telesport.al