“Nuk ka më hiq Lolin e vër Colin”/ Rama: Të gjithë në provim kombëtar
Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të hënë një plan të ri për transformimin e administratës publike, duke paralajmëruar ndryshime në mënyrën e punësimit, vlerësimit dhe promovimit të punonjësve shtetërorë. Në qendër të reformës do të jetë e ashtuquajtura “Shkalla e Meritës”, një sistem që synon të lidhë ngritjen në detyrë me performancën dhe rezultatet konkrete në punë. I shoqëruar nga ministrja e Administratës Publike, Adea Pirdeni, Rama bëri të ditur se kandidatët që synojnë të punësohen në administratë do t’i nënshtrohen një provimi kombëtar unik, i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, duke ndjekur modelin e provimeve të Cambridge. Kandidatët që kalojnë testimin do të pajisen me një certifikatë me vlefshmëri katërvjeçare, e cila do t’u japë të drejtën të...
Burimi:
ntv.al