‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetararëve

‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetararëve

‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetararëve. Publikuar në Reporter.al nga Aleksanda Bogdani Rreth orës 2:30 të pasdites së shtunë, gjithçka ishte e qetë para Kryeministrisë. Punonjësit e policisë, një pjesë e mirë e të cilëve vajza të vendosura në shkallë apo përgjatë bulevardit, dukeshin po ashtu të qetë. E vetmja zhurmë vinte nga radiot e tyre. “Shpërndajini. Janë dyzet veta… Është ai me blu organizatori,” kumbon në radio urdhri për protestuesit, që gjendeshin në atë moment përpara Ministrisë së Arsimit në rrugën e Durrësit. Në më pak se 10 minuta, qindra qytetarë që po protestonin para Ministrisë së Arsimit u zhvendosën në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët paralele, në përpjekje për t’i shpëtuar gazit lotsjellës, për t’u grupuar...