‘Nuk ka dorëzim, ky është një tjetër m*t nga Sarajeva’/ Dodik humb presidencën pas vendimit të gjykatës, reagon me fjalë të ashpra

‘Nuk ka dorëzim, ky është një tjetër m*t nga Sarajeva’/ Dodik humb presidencën pas vendimit të gjykatës, reagon me fjalë të ashpra

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, është shkarkuar zyrtarisht nga detyra të mërkurën pas vendimit të një dhome apeli në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës që mbështeti ndalimin e tij për gjashtë vjet nga pjesëmarrja në jetën publike. Vendimi bazohet në një aktgjykim të muajit shkurt për sjellje antikushtetuese, duke e cilësuar sfidimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë si vepër penale. Sipas ligjit zgjedhor, Komisioni Qendror Zgjedhor (CIK) u detyrua të ndërmarrë masa për shkarkimin e Dodikut dhe të njoftojë zgjedhje të parakohshme për postin e presidentit të RS-së brenda 90 ditësh. Por reagimi i Dodikut ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Ai hodhi poshtë vendimin dhe përdori një gjuhë të ashpër për ta përshkruar atë. “Ky është një tjetër mut nga Sarajeva,” deklaroi...