Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk jemi vetëm në Univers”/ Shkencëtarët gjejnë forma jete përtej sistemit diellor
👁9136
Dilema nëse jemi apo jo vetëm në Univers, po shkon drejt shuarjes. Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar shenjën më të fortë deri tani të jetës së mundshme përtej sistemit tonë diellor. Ata rrëfejnë se kanë diktuar gjurmë kimike gazesh në atmosferën e një planeti të largët, të cilat normalisht në Tokë prodhohen vetëm nga organizmat e gjallë. Duke përdorur teleskopin e fuqishëm hapësinor James Webb, ekspertët gjetën gjurmë të dy gazeve – dimetil sulfid (DMS) dhe dimetil disulfid (DMDS) – në një planet të quajtur K2-18 b. Këto gaze në planetin tonë gjenerohen kryesisht nga organizmat e gjallë, duke përfshirë...