“Nuk jemi as grekë, as bullgarë e as serbë”/ Kryeministri maqedonas vizitë në Pustec: Vij këtu si vëlla, ju përkulem!

“Nuk jemi as grekë, as bullgarë e as serbë”/ Kryeministri maqedonas vizitë në Pustec: Vij këtu si vëlla, ju përkulem!

Hristjan Mickoski PUSTEC- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski ka zhvilluar një vizitë në Pustec, duke i falenderuar të gjithë banorët për besnikërinë dhe atdhedashurinë e treguar për vendin e tyre, pavarësisht se jetojnë në një territor tjetër. Teksa mori pjesë në festivalin folklorik të grupeve maqedonase të rajonit, Mickovski deklaroi se janë bërë përpjekje për të fshehur identitetin e maqedonasve. Mickovski tha se banorët e Pustecit nuk janë as grekë, as serbë dhe as bullgarë, por maqedonas të Shqipërisë. Po ashtu, Mickoski u ndal gjithashtu tek raporti me shtetin shqiptar, duke nënvizuar se komuniteti maqedonas nuk duhet të mohojë asnjëherë rrënjët...