Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë”/ Vajza e Met Begës: Banal dhe të pavlerë, nuk vijnë më aktorë si ata
Matilda Bega, vajza e aktorit të njohur Met Bega, ka reaguar me nota të forta nostalgjie dhe kritike ndaj kinemasë shqiptare të pas viteve 2000. E ftuar në “Top Story”, ajo deklaroi se refuzon të shikojë filmat shqiptarë të sotëm, duke i quajtur të banalizuar dhe të zhveshur nga vlerat që karakterizonin artin para viteve ’90-të. “Këta artistë janë të pavdekshëm. Nuk do t’i kthehen më Shqipërisë. Kam shkuar në kinema, kam parë filma shqiptarë… refuzoj t’i shoh, nuk i afrohen absolutisht!” – u shpreh ajo. Sipas Matilda Begës, banaliteti dhe reklamat e shfrenuara kanë zëvendësuar mjeshtërinë, skenarët e menduar...