“Nuk i rezistoi dialogut”/ Ish-truproja i Berishës, ulet në “sofrën” e Ramës
Ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj nuk i “rezistoi dialogut”. Mes protestës, ai u fotografua i ulur te sofra që kryeministri Edi Rama ka vendosur para Kryeministrisë për të ftuar studentët në dialog. Studentët e kanë refuzuar deri tani ftesën, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Taulant Balla e komentoi foton me ironi. “Një grup ‘studentësh’ në nivelin master, dega ‘dhunë kundër institucioneve’”, shkroi ai.
Burimi:
javanews.al