Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk i lejohet një myslimani që të shmangë vëllanë”, Rama i jep Presidentit të Emirateve “Yllin e Mirënjohjes Publike”
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar jo vetëm nder vizitën e Presidentit të Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, por një privilegj të posaçëm për të dhe qeverinë shqiptare. Fjalën e tij, drejtuar Presidentit arab, e nisi duke cituar profetin Muhamed. “Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tre ditë. Ju erdhët si ai që përshëndeti i parë, si një anëtar i familjesm që edhe pse larg, nuk i lë fijet e dashurisë të këputen. Në fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara, pastaj mësuam për ta dhe mësuam...