Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

Interesi për Kombëtaren shqiptare po rritet ndjeshëm përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Mbi 15 mijë bileta janë shitur tashmë për përballjen Shqipëri-Finlandë, ndërsa stadiumi po i afrohet gjithnjë e më shumë një mbrëmjeje me tribuna të mbushura. Sfida do të luhet më 12 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë. Ritmi i shitjeve tregon interesin e lartë të tifozëve, të cilët pritet të jenë pranë kuqezinjve në një takim me rëndësi të veçantë për objektivat e skuadrës. Përballja me Finlandën nuk është thjesht një tjetër ndeshje në kalendar. Shqipëria kryeson Grupin C1 me 9 pikë, ndërsa Finlanda dhe Bjellorusia ndjekin me nga 7 pikë. Për këtë arsye, dueli i nëntorit mund të ndikojë...