Nuk e zgjidhi dot gjatë verës, Barcelona është e detyruar të bëjë patjetër këtë përforcim në janar

Nuk e zgjidhi dot gjatë verës, Barcelona është e detyruar të bëjë patjetër këtë përforcim në janar

21 Tetor 2026 21:35 Telesport Humbja e mbrëmshme e Barcelonës 4-2 ndaj PSG-së, në “Parc des Princes”, nxorri edhe njëherë problemin që katalanasit kanë në qendrën e mbrojtjes. Si në sfidën e mbrëmshme ndaj PSG-së ashtu edhe në “El Clasico”-n që do të luhet në fundjavë, Hansi Flick përballet me të njëjtin problem: mungesën e mbrojtësve. Dëmtimi i Eric Garcia, i Andreas Christensen, por edhe dyshimi për pjesëmarrjen e Jules Kounde në “El Clasico”, bëjnë që Flick të ketë në dispozicion vetëm 5 lojtarë, për 4 pozicionet e mbrojtjes. Në këtë situatë, Barcelona është e detyruar të ndërhyjë me patjetër në merkato dhe të transferojë një qendërmbrojtës, mundësisht që luan me këmbën e majtë, gjë që nuk e arriti dot në merkaton e verës. Duke...