“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë dalë sot në një konferencë për mediat, për të folur në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt. Ministrja Gërvalla ka bërë të ditur se kryeministrit i është dorëzuar raporti i Zyrës së Koordinatores për Familje, Dhunën ndaj Grave dhe Dhunën me Bazë Gjinore, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Gërvalla ka deklaruar se raporti mbështetet në dokumentacionin e institucioneve përgjegjëse dhe përfshin periudhën nga raportimi i parë i viktimës, më 10 korrik 2026, deri në vrasjen e saj, më 25 tetor. Sipas ministres së Drejtësisë, raporti është ende pjesërisht i plotë, pasi Zyra e Koordinatores nuk ka marrë të gjitha përgjigjet dhe dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet...