Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Nuk e fitoi mandatin dhe pati dyshime për votat, Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe
👁6476
Kandidatja e PS-së në listën e hapur të qarkut Tiranë, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetet sociale pas numërimit të të gjithë votave preferenciale dhe atyre nga Diaspora, të cilat nuk arritën ta konfirmonin me një mandat në Parlamentin e ri. Teksa falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe të gjithë anëtarët e njësisë që i ishte besuar në Tiranë, Gjonaj shprehet se asnjë fitore apo humbje persona nuk mund ta zvogëlojë fitoren e madhe të mazhorancës në këto zgjedhje. Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë bërë hapa pas, pasi kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike...