“Nuk e di cili furgon e ka sjellë atë Dumbanë”, Çelmeta shpërthen ndaj trajnerit të Partizanit: Nuk ka lidhje me trajningun
Roland Çelmeta ishte pjesë e panelit në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2CNN”. Ai ka fajësuar trajnerin e Partizanit pas humbjes në derbi. I njohur si një tifoz i zjarrtë i “demave të kuq”, Çelmeta ka shpërthyer kundër Bratusë. Ai ka theksuar se trajneri i skuadrës kryeqytetase është duke eksperimentuar dhe nuk po bën zgjedhjet e duhura te Partizani. “Shikoj një trajner që nuk ka lidhje me trajningun. E kam ndjekur gjatë të gjitha javëve. Shprehet dhe thotë që po bën eksperiment. Dhe ai sot eksperimentoi prapë. Eksperimentoi duke lënë jashtë lojtarët cilësorë. Duhet të jenë lojtarë që e mbajnë peshën e dërbit. Të lësh lojtarë si Murataj, Sidibenë, apo në ndërrimet e tij që nuk e di… Më falni për zhargonin, por nuk...
Burimi:
sportekspres.com