Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk do kishte mbijetuar asnjë shqiptar”/ Ndërroi jetë në Shqipëri, ish-ambasadori gjerman: Si ushtria do sulmonte ambasadat
Ambasadori i parë i Gjermanisë në vendin tonë, njeriu që hapi derën e shpresës së këtij misioni diplomatik për 3 mijë shqiptarë që kërkuan t’i largoheshin regjimit në 2 korrikun e vitit 1990, rrëfeu në një intervistë në Top Channel, pak para se të ndërronte jetë se rreziku kishte qenë shumë më pranë tyre nga sa mund ta mendonin. Në intervistën e realizuar nga gazetarja e Top Channel Irida Vasia, ish-ambasadori Werner Daum rrëfen sesi i mbrojti qytetarët shqiptarë brenda ambasadës, siguroi lëshimin e lejeve të udhëtimit për 3.199 personat e strehuar aty dhe organizoi shoqërimin e tyre drejt aeroportit...