Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga parkingu publik, Gjykata konfirmon masat për ish-zv/kryetaren e Bashkisë Fier dhe dy drejtorët

Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga parkingu publik, Gjykata konfirmon masat për ish-zv/kryetaren e Bashkisë Fier dhe dy drejtorët

Adela Hysenaj FIER- Gjykata e Fierit ka mbajtur sot seancën e rishikimit të masave për katër zyrtarët që shpërdoruan detyrën në bashkinë e Fierit. Në seancën me dyer të mbullura, bëhet me dije se është vendosur vijimi i masës së sigurisë "arrest shtëpie" për ish-nënkryetaren Adela Hysenaj dhe Vasil Çeku, ky i fundit drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier. Ndërkohë Anisa Cjapi, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier dhe Martin Dodi, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës publike...