Nufi: Mbrojtja civile nuk mund të bazohet vetëm te reagimi, por edhe te parandalimi

Nufi: Mbrojtja civile nuk mund të bazohet vetëm te reagimi, por edhe te parandalimi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka kërkuar forcimin e masave parandaluese dhe të standardeve të sigurisë nga zjarri, duke theksuar se mbrojtja civile nuk duhet të fokusohet vetëm te reagimi pas emergjencave. Gjatë hapjes së konferencës ndërkombëtare “Tirana Fire Safety 2026”, që po zhvillohet në Tiranë me pjesëmarrjen e ekspertëve, institucioneve publike, akademisë dhe përfaqësuesve të industrisë së ndërtimit e teknologjisë, Nufi tha se siguria duhet të planifikohet që në fazën e projektimit të ndërtesave. “Nuk mund ta ndërtojmë mbrojtjen civile vetëm mbi reagimin. Ne duhet të jemi po aq të fortë në parandalim, sa ç’jemi edhe në reagim”, deklaroi ministri. Duke iu referuar zhvillimit të shpejtë urban dhe ndërtimit të strukturave gjithnjë e më komplekse, Nufi nënvizoi nevojën për rritjen e standardeve të sigurisë...