“Notturno” botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi prezantohet në Torino

“Notturno” botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi prezantohet në Torino

Salloni i Librit në Torino, eventi më i madh letrar në Itali dhe një ndër më të rëndësishmit në nivel europian, ka shërbyer si skenë e rëndësishme për prezantimin e librit “Notturno” të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Vepra, e përkthyer së fundmi në gjuhën italiane nga Shtëpia Botuese “Morrone”, është mirëpritur nga publiku dhe kritika, në një aktivitet ku morën pjesë personalitete të njohura të botës së kulturës dhe politikës nga rajoni i Piemontit. Kritikët e artit dhe të librit kanë vlerësuar përkthimin në italisht si një kontribut të çmuar për lexuesit vendas dhe për komunitetin shqiptar...
Burimi: Top-Channel.tv