Burimi:
Sot.com.al

“Non grata nuk shpëtohet me marketing”, Ngjela ironizon PD dhe LaCivitën: Dosjes ‘Partizani’ po i vjen fundi
👁7357
Avokati Spartak Ngjela tha sot për një emision televiziv se taktikës së zvarritjes së seancës paraprake të aferës në dosjen ‘Partizani’, ku i pandehur është Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë, po u vjen fundi dhe do kalojë në proces. Ish-deputeti bën përgjegjës avokatët e të akuzuarve si shkaktarë të kësaj zvarritjeje mbi 6-mujore të çështjes që nuk duhet të kishte marrë më shumë se një muaj kohë sipas procedurës penale. “E kanë zvarritur avokatët, ata e kanë pas deri tani në dorë, kjo është e fundit, ka ardhur në fund. Nëse ata e zvarrisin më,...