Noka përplaset me Spiropalin: Ruaj dinjitetin, do vijë Sara Mila në vendin tënd! Kryeparlamentarja: Ju mungojnë selfie-t nëpër Europë e përtej oqeanit, por…

Noka përplaset me Spiropalin: Ruaj dinjitetin, do vijë Sara Mila në vendin tënd! Kryeparlamentarja: Ju mungojnë selfie-t nëpër Europë e përtej oqeanit, por…

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe deputeti i PD-së, Flamur Noka kanë replikuar gjatë seancës së sotme Parlamentare. Flamur Noka: E keni kthyer Parlamentin në një noter të çdo akti që vjen nga Sulltani, po ky nuk është funksioni i këtij Parlamenti. Ky Parlament nuk është dyqani juaj që hapet dhe mbyllet kur të doni ju, e funksionon sipas tekave dhe interesave tuaja. E dimë që nga data 11 Maj ju keni problem funksionimin e Parlamentit sepse demaskimi i farsës, ju ka krijuar problem dhe stres, ndaj keni filluar e ulërisni “po nxini faqen e Shqipërisë”, jo po përralla, jo po dokrra....
Burimi: Javanews.al