Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Noka kërkon më shumë kohë për Berishën, Spiropali e paralajmëron me përjashtim
Tensione ka pasur në seancën në Kuvend, mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali. Noka kërkoi që kreut të PD Berishës t’i jepeshin më shumë minuta për të folur, duke iu drejtuar Spiropalit me fjalët “Çfarë janë këto budallallëqe që bëni?”. Ndërkohë Kryeparlamentarja i ka tërhequr vëmendjen duke e paralajmëruar se mund ta përjashtojë nga seanca.“Ju tërheq vëmendjen për fjalorin ose do t’ju nxjerr nga seanca. Përmbahuni. Jua kam dhënë fjalën disa herë për çështjen. Nuk mund ta merrni fjalën për procedurë me përsëritje. Ule atë gisht fjalën e ka Berisha 10 minuta”, tha ajo....