Noizy ndalohet nga policia në Zvicër

Noizy ndalohet nga policia në Zvicër

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, raportohet se është ndaluar nga autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Zurichut. Sipas mediave ndërkombëtare, ndalimi është kryer nga policia e shtetit helvetik, por deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e sakta të kësaj ndërhyrjeje. Dyshimet paraprake lidhen me çështje që shpesh përbëjnë problem për artistët në turne, si mungesa e dokumentacionit të duhur për vizat e punës ose mospajisja me lejet përkatëse për aktivitetet artistike.
Burimi: Kohajone.com