Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Njëri mashtron, tjetri bën intriga”, Lubonja godet Lapajn dhe Shabanin: Të dyja palët po e nxijnë projektin që nisën..
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv, duke folur në lidhje me përplasjen mes Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të koalicionit të tyre, u shpreh se nuk di kujt t’i japë më shumë të drejtë. Lubonja pohoi se Lapaj humbi pikë nga ajo që tha para zgjedhjeve dhe nga ajo që thotë tani, ndërsa intrigat që po bën Shabani me dajën e vet është akoma më keq, por që në fund të dy po degradohen.