“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

“Njeri i papërgjegjshëm”/ Berisha akuza ndaj Maznikut: Si ka mundësi që Veliaj është në burg dhe ti je këtu?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar nga Foltorja e Kuvendit bashkëkryetarin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, duke e akuzuar se nuk ka marrë parasysh qëndrimet e qytetarëve në 15 bashkitë që do të shkrihen. Berisha tha se Mazniku duhet të ishte sot në bankën e të akuzuarve nga drejtësia për të njëjtat krime për të cilat akuzohet kryebashkiaku Erion Veliaj dhe funksionarë të tjerë të Bashkisë Tiranë. Kreu i PD-së ngriti dyshime edhe për burimin e pagesave të akomodimit të Maznikut në hotele luksoze. “Si ka mundësi që ti je këtu dhe Eron Veliaj për të njëjtat krime është në burg, si ka mundësi që ti je këtu dhe drejtuesit e 5D janë në burg, që janë me firmën...