Një vit pa Enver Petrovcin, kolegët dhe miqtë e kujtojnë ikonën e skenës shqiptare

Një vit pa Enver Petrovcin, kolegët dhe miqtë e kujtojnë ikonën e skenës shqiptare

23 September, 2026 - 15:42 Në Teatrin Kombëtar të Kosovës u mbajt mbrëmë një mbrëmje përkujtimore kushtuar aktorit të njohur Enver Petrovcit, në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një postimi Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci kujtoi figurën dhe kontributin e artistit të madh të skenës dhe filmit shqiptar. Bogujevci shkroi se një vit më parë ndërroi jetë “një prej artistëve më të mëdhenj të skenës e filmit”, duke e cilësuar Petrovcin një ikonë që i dha shpirt teatrit shqiptar dhe la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e publikut. “Enveri ishte mjeshtër i skenës, por mbi të gjitha njeri i drejtë dhe i dashur me publikun e tij”, shkroi Bogujevci, duke theksuar se mbrëmë, mes kolegëve, studentëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të...