Një vit ‘ekzil’ në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Abraham Lincoln” ankorohet në portin e San Diegos! Lotë, emocione e përqafime (VIDEO)
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln është kthyer në portin e saj në San Diego, pas 322 ditësh në mision, një nga dislokimet më të gjata të një aeroplanmbajtëseje amerikane që nga Lufta e Vietnamit. Gjatë këtij misioni, rreth 5,000 anëtarët e ekuipazhit u përballën me muaj të tërë operacionesh luftarake, vështirësi në furnizime, raportime për racionim të ushqimit dhe presion të fortë psikologjik. Familjarët dhe miqtë e marinarëve u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në portin e San Diegos, duke pritur kthimin e të afërmve të tyre me flamuj amerikanë, pankarta dhe banderola mirëseardhjeje. Për shumë prej tyre, ky moment shënoi fundin e muajve të ankthit dhe të komunikimit të kufizuar me familjarët që ndodheshin në det. Sipas The New York Times,...
Burimi:
javanews.al