Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Një vepër me shumë vlerë për kryearbërorin tonë Gjergj Kastrioti
NGA: GJON KEKA Për kryezotin tonë arbëror është shkruar pothuajse në të gjitha gjuhët e botës. Vepra të karaktereve të ndryshme janë shkruar për këtë figurë të papërsëritshme heroike të kombit tonë,madje mund të thuhet se as për Aleksandrin(Lekën) e Madh, as për Konstantinin e Madh apo Karlin e Madh nuk janë shkruar vepra dhe shkrime të karaktereve të ndryshme,poezi ,poema, e studime se sa për këtë mbret e europian të madh. Gjergj Kastrioti në shumë vepra jo vetëm se është ngritur si një diell e vlerësuar me epitetet më të larta që i janë dhënë njeriut në histori, por, ai është marrë edhe si shembull për nga morali dhe virtytet tjera që ai i kishte mishëruar në veten e tij si njeri, si udhëheqës, si...