Një varëse e panjohur me portretin e Skënderbeut, në muzeun britanik

Një varëse e panjohur me portretin e Skënderbeut, në muzeun britanik

Nga Ilir Seci Në Muzeun Britanik në Londër, i mirënjohur si British Museum, mes shumë e shumë objekteve të ekspozuara gjendet edhe një varëse që brenda saj ka një portret prej guri të gdhendur, varëse e shekullit të 15 për të cilën në shënimin e bashkëngjitur thuhet se është e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Varësja me portretin prej guri të gdhendur, ka këtë numër serie të shënuar kapakun mbrojtës:”SLB Cameos. 176”. Kur e sheh nga sipër xhamit mbrojtës në ekspozitë ngjan sikur është prej kuarci, e gjatë 1.62 inç sipas sistemit anglez ose 4.1 centimetra me sistemin e Evropes kontinentale! Shënimi poshtë thotë se është nga një lloj guri gjysëm i çmuar! Është një punim i realizuar me shumë finesë duke pasur parasysh madhësinë...